Shqipëria me datë 15 tetor do të hapë negociatat për grup-kapitullin e parë.
Takimi do të mbahet në Luksemburg, si dhe me 15 tetor mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare me BE.
Grupkapitulli i parë përfshin gjyqësorin, drejtësinë, prokurimet publike, kontrolli financiar, administrata publike dhe funksionimi i institucioneve demokratike.
Funksionimi i institucioneve demokratike
Reforma e administratës publike
Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
Kriteret ekonomike
Kapitulli 5 – Prokurimi publik
Kapitulli 18 – Statistikat
Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.