Shqipëria ka humbur ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve në Pragë përballë Çekisë me rezultatin 2-0.
Në minutën e tretë me anë të Chory, Çekia shënoi golin e parë. Gjithashtu edhe në pjesën e dytë përsëri ai kërceu mbi të gjithë dhe shënoi golin e dytë të takimit.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Shqipërinë, pas asaj me Gjeorgjinë në Tiranë, teksa gjërat bëhen më të vështira në Grupin B1, aty ku ndodhemi në vendin e tretë me tre pikë.