Mbrëmjen e djeshme një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor në Via Morolense në Itali.
32-vjeçari Endri Sejdi banues në Alatri të Italisë po udhëtonte nga ora tre e mëngjesit me makinë tip “Ford Focus” më tre shokët e tij shqiptarë.
Makina ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur, ndërsa nga përplasja 32-vjeçari ka dalë nga makina dhe ka humbur jetën direkt në vend.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, zjarrfikësit dhe karabinierët e stacionit të Supino. Tre shqiptarët e tjerë u dërguan në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po heton në vendngjarje për të përcaktuar dinamikën e saktë të asaj që ndodhi.