Arrestohen tre persona për vrasjen në gusht të Elgi Progës në Pogradec. Të arrestuarit janë Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, të cilët sipas akuzës nuk kanë treguar detajet e konfliktit dhe goditjes me grusht që i bëri Denis Meçe, Eglantin Progës.
Për më tepër hetimet e zhvilluara gjatë kësaj kohe kanë nxjerrë të dhëna të tjera se tre personat janë përfshirë në fshirjen e pamjeve filmike të lokalit ku ndodhi ngjarje, duke sjellë pengimin e hetimeve.
Fshirja e pamjeve filmike nga DVR-të e dy lokaleve ku ka qëndruar viktima para se të vritej, është kryer në mënyrë të qëllimshme. Pamjet janë rikuperuar vetëm pasi prokuroria dhe Policia e Korçës, kontraktuan një ekspertët privat, i cili përmes programeve ka mundur të rikuperojë pamjet filmike të fshira.
Me këto arrestime të kryer ditën e sotme, numri i të ndaluarve për vrasjen e Eglantin Progës ka shkuar në 4 persona të ndaluar, duke përfshirë dhe arrestimin e Denis Meçes në muajin Gusht 2024.