Pasditen e sotme një 55-vjeçare me iniciale R.D., është gjetur e pajetë në fshatin Kabash të Pukës.
55-vjeçarja Regjina Deda kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta dhe dyshohet se ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.