-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Saliu: Mosbindjen civile opozita e ka full time, Berisha nuk lëkundet

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se nuk heq dorë nga mosbindja civle kundër qeverisë Rama deri në arritjen e realizimit të objektivit, që është qeveria teknike që të përgatisë zgjedhjet e 2025-ës.

“Mosbindjen civile e ka dhe do ta ketë full time. Protestat nuk mund të shuhen, do të nxiten dhe të tjera, kudo që janë. Së pari njëherë për Tao Tao partitë, siç është kjo e fundit që përmende ti, e kupton vetë qëndrimin e Sali Berishës.

Së dyti, për bizat antiopozitë të Edi Ramës është i njëjti qëndrim. PD-ja është e gatshme të bashkëpunojë dhe të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Edi Ramës nga pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira.

Vijmë tani te thelbi i pyetjes. Ata të cilët mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë, jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë, ata janë në një variant, talebanët e politikës, janë fondamentalist, janë vegla të Edi Ramës dhe mund tu vesh shumë epitete. As Sali Berisha dhe asnjë njeri tjetër, nuk mund të përcaktojë përveç shqiptarëve, atë që ata duan në drejtim.

Nëse ndalesh në tre vitet e fundit të karrierës së Sali Berishës, thelbi i kësaj beteje është vetë kjo i dashur Osman: Unë isha një deputet defakto në largim. Por një vendim i sponsorizuar nga mafia, nga Edi Rama dhe Soros, me qëllimin e vetëm për një fasadë opozitë në funksion të Edi Ramës, për tu diktuar shqiptarëve se kush duhet të jetë në krye të opozitës. Pra një grusht shteti të mirëfilltë kundër sovraniteti të Shqipërisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit