-sidi education-spot_img
22.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa publikon letrën: Rektorët kundër ligjit të shkencës, ne i mbështesim plotësisht

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka nxjerr letrën e Konferencës së Rektorëve. Zhupa thotë se letra i është dërguar Elisa Spiropalit dhe është mbajtur e fshehur nga administrata e Kuvendit me ditë të tërë.

“Për këtë projektligj është punuar së bashku me përfaqësues të Konferencës së Rektorëve dhe për projektet e rishikuara, mbi bazën e komenteve te dërguara nga ana jone, ka patur reflektime të here pas hershme.

Me shqetësim konstatojmë se projektligji që ju keni ne shqyrtim, është një variant shumë më ndryshe nga ai që është konsultuar me ne, duke ju rikthyer thuajse, variantit te parë te projektit fillestar, i kundërshtuar nga Konferenca e Rektorëve.

Në këto kushte do te kërkonim pezullimin e procedurave të miratimit të projektligjit dhe të pranoni në fillim te javes që vjen, komentet që do t’Ju dergoje Konferenca e Rektorëve”- shprehet në letrën dërguar Kuvendit, kryetari i konferencës së rektorëve Prof.Dr Artan Hoxha.”, shkruan Zhupa.

Ajo shprehet se i mbështet rektorët, pedagogët, dhe gjithë universitarët e Shqipërisë për të gëzuar autonominë dhe lirinë akademike. Zhupa thotë që të hënën uron që mazhoranca të tërhiqet nga projekti politik për kapjen e shkencës dhe të dijes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit