-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baba Mondi intervistë për ‘Jerusalem Post’: Gati për shtetin Bektashi, të mos humbim kohë

Kryesoret

Ideja për krijimin e një entiteti sovran të Urdhrit Bektashi pohuar nga kryeministri Edi Rama edhe gjatë fjalës të mbajtur në OKB, vijon të shikohet me interes nga mediat ndërkombëtare.

Gazeta “The Jerusalem Post” ka publikuar një artikull të gjatë duke intervistuar të parin e bektashinjve Baba Edmond Brahimaj.

“Shteti shqiptarë gëzon të drejtën e aprovimit të ligjit për këtë çështje. Më pas ne do ti drejtohemi komunitetit ndërkombëtarë duke i kërkuar njohjen. Ne duam të kemi një status diplomatik në botë duke u njohur si “Qendra Botërore e Bektashinjve” Qendrat e komunitetit tonë në të gjithë botën do të jenë pjesë e “Qendrës Botërore”. Ne po zhvillojmë strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por fillimisht duhet qeveria e Shqipërisë të miratojë ligjin duke ndryshuar statusin tonë”, tha Baba Mondi.

Baba Mondi thotë se ka ka vizituar disa herë Izraelin dhe shpreson të rikthehet përsëri.

“Unë e njoh Izraelin dhe e konsideroj veten vëlla të popullit të Izraelit. Unë kam vizituar gjithë Izraelin me miqtë e mi atje. Unë isha i ftuar në një martesë hebreje të një miku. Bektashinjtë janë një komunitet dhe një rrugë mistike e Islamit që i do njerëzit pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë, çfarë feje i përkasin, ngjyrën e lëkurës apo politikën e tyre. Ne i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra.

Dy gjëra më lanë shumë përshtypje [kur vizitova Izraelin.] E para ishte mikpritja. Më mirëpritën si vëlla dhe shok. Së dyti, vizitova të gjitha vendet e shenjta. E mora energjinë pozitive nga këto vende dhe besimtarët në to. Nuk po flas për ekstremistët, por për ata që besojnë në Zot dhe jetojnë sipas parimeve të librave të shenjtë.”,. ka shprehur Baba Mondi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit