39-vjeçari Armiol Rrasa i arrestuar 12 herë të tjera është parë teksa lëvizte i lirë në rrugët e Athinës. Mediat greke thonë se ai u arrestua së fundmi bashkë me partneren e tij.
Në makinën e tyre të marrë me qira u gjetën pako me eksploziv dhe detonatorë në një vend të posaçëm nën timon, si dhe në një zonë tjetër të mjetit u zbulua edhe një pistoletë.
Në orët e para të pasdites të së shtunës, 39-vjeçari dhe partnerja e tij 33-vjeçare janë nxjerrë para prokurorit publik, i cili i ka proceduar për veprën penale të mbajtjes dhe furnizimit me lëndë plasëse.
Në vitin 2008, 39-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm për çështje por u lirua në 2015.
Sipas burimeve policore të cituara nga Mega, 39-vjeçari dyshohet se është pjesëtar i një grupi grabitësisht dhe lënda plasëse ishte menduar për ndërtimin e një bombe, e cila do të vendosej në një makinë apo dyqan.
Precedentët e tij:
09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.
10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.
31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.
23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.
17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.
31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (i’u gjet një thikë e palosshme).
06.03.2024 – i’u ngrit akuzë për dhunë në familje.
04.06.2024 – i’u ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.
06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.