-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në Këln: Mirënjohje për mërgatën dhe kontributin e saj në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka takuar bashkatdhetarët në qytetin e Këln-it, ku ka shprehur mirënjohjen për kontributin e pandërprerë të diasporës për vendin. Ai theksoi rëndësinë e mërgatës në zhvillimin e Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen e lidhjeve me atdheun.

“Ne si shtet jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke mbajtur gjallë frymën e atdheut. Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës, si në aspektin diplomatik ashtu edhe ekonomik dhe ushtarak,” tha Kurti.

Ai përmendi arritjet e qeverisë, si dyfishimin e eksporteve dhe investimeve të huaja, rritjen e buxhetit të shtetit dhe uljen e borxhit publik. “Kemi investuar në fusha kyçe si mbrojtja, arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe teknologjia,” shtoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e progresit të përbashkët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit