Mesnatën e djeshme në Elbasan një 59-vjeçar me iniciale A.K., u arrestua pasi tentoi që të vrasë me thikë 26-vjeçarin D,B.
26-vjeçari ka shkuar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe nga hetimet ka rezultuar se mjeku i roje nuk ka shënuar në kartelë asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.
Urdhër ndalimi i Prokurorisë është ekzekutuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët kanë ndaluar mjekun roje në spitalin ku ka marrë mjekim 26-vjeçari, shtetasin K. D., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme