-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet arsyeja pse 47-vjeçari dhunoi çiftin e moshuar në Fier

Kryesoret

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë në Fier, ku 47-vjeçari Ilir Nukaj goditi një çift të moshuarish përpara dyqanit të tyre ushqimor.

Sipas informacioneve, Nukaj ishte paraqitur në dyqan për të blerë alkool, por 80-vjeçari Namik Rustemi nuk pranoi t’ia shiste, pasi e njihte si person problematik. Kjo situatë rezultoi në një sulm fizik, ku Nukaj goditi Rustemin dhe bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R., me grushte në kokë.

Për pasojë, Namik Rustemi ndodhet i shtruar dhe i intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, ndërsa A.R. mori mjekim dhe u kthye në shtëpi.

Policia ka arrestuar Ilir Nukaj, i cili kishte precedentë penalë për krime ndaj personit. Ngjarja do të referohet në Prokurorinë e Fierit për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje.”

EMRI/ Dhunoi fizikisht çiftin e të moshuarve, arrestohet 47-vjeçari në Fier

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit