Në një rrugë në Meksikën qendrore, pranë qytetit Ojuelos, janë gjetur pesë trupa burra me kokat e prera, në një zonë të kontrolluar nga karteli i drogës Jalisco New Generation.
Policia u thirr në vendngjarje pas zbulimit të qeseve plastike që përmbanin mbetjet, të cilat ishin vënë re nga shoferët. Ekspertët e mjekësisë ligjore po punojnë për të identifikuar viktimat, ndërsa brutaliteti i këtij krimi tregon qartë përfshirjen e kartelit në veprimtari të tilla.
Trupat e Gardës Kombëtare gjithashtu mbërritën në vendngjarje dhe gjetën mbetje të mbështjella me qese të zeza. Hetimi për këtë rast ka nisur, por ende nuk është përcaktuar moshat e viktimave.
Sipas shifrave zyrtare, në shtetin Jalisco, 1,415 njerëz janë vrarë gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, duke e theksuar krizën e dhunës që po përjeton zona.