-sidi education-spot_img
21.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: G7 me unitet të paprecedentë, Ukraina po përparon dhe Rusia po tërhiqet

Kryesoret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vlerësuar samitin e G7 të mbajtur në Evian si një “sukses të rëndësishëm”, duke theksuar se takimi ka sjellë një nivel të lartë uniteti dhe koordinimi mes liderëve botërorë.

Sipas tij, diskutimet kanë qenë të fokusuara në sfidat kryesore globale, me theks të veçantë në luftën në Ukrainë dhe forcimin e qëndrimit të përbashkët ndaj Rusisë.

“Ukraina po përparon, po reziston dhe Rusia po tërhiqet. Jemi të vendosur të rrisim presionin, përfshirë edhe përmes forcimit të sanksioneve tona. Ky riaktivizim i G7 është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Sot kemi një konvergjencë të paprecedentë brenda G7 dhe kemi arritur në përfundime shumë të qarta. Ky samit përfaqëson një moment uniteti, diskutimesh cilësore dhe bashkëpunimi të vërtetë mes liderëve,” u shpreh Macron në konferencën për shtyp.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit