Në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka arritur të kapë dhe të vërë në pranga një person të shpallur në kërkim, M. D., 33 vjeç, nga Korça.
33- vjeçari ishte në kërkim pas dyshimeve se më 27.09.2024 nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi. Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, policia zbuloi dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, një peshore elektronike dhe materiale që sugjeronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.