Në orën 18:00 pritet që të luajë Shqipëria me Gjeorgjinë, por përpara ndeshjes një stuhi shiu ka pushtuar Tbilisin.
Në stadium ndodhen forca të shumta të policisë dhe një kordon është vendosur afër tifozëve të Kombëtares kuqezi, për shkak dhe të situatës së nxehtë që mbizotëron aktualisht me tifozët gjeorgjianë.