Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit për një efektiv në Pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Inspektori me iniciale P.Q me detyrë kontroll pranë Pikës së Hanit së Kalimit Kufitar të Hani i Hotit dyshohet për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ai nuk ka marrë masa për të ndaluar një malazez i cili ishte i shpallur në kërkim nga Interpol.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.