Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në Romë, Itali.
“Për 33 vite ju kontribuat për ekonominë e Shqipërisë. Ata prej jush që donin të shpreheshin me votë për drejtimin që donin të merrte Shqipëria, do të merrnin avionin apo tragetin për të ardhur në Shqipëri të premten ose të shtunën – për të votuar të dielën, e për t’u kthyer të hënën.
Asnjë mënyrë tjetër nuk kishin. Kësaj pritje Kuvendi i Shqipërisë i dha fund më 26 korrik. Secili prej jush tani ka mundësinë të votojë nga vendi ku jeton, përmes një procesi të thjeshtuar online”, u shpreh Balla.
“Shqipëria është një vend që garanton stabilitet në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe mendoj që jemi në ditën për t’u gëzuar edhe për faktin që Shqipëria në javën që nisim hap zyrtarisht kapitujt e parë të marrëveshjes për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, dhe synim të cilin ne synojmë me Edi Ramën, kryeministër, ta përmbyllim deri në vitin 2030”, u shpreh Balla.