-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte Gjeorgji-Shqipëri, Tare kundër Silvinjos: Lë për të dëshiruar

Kryesoret

Sonte në 18:00 Shqipëria luan ndeshjen e radhës përballë Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve. Por situata nuk është aspak e mirë. Ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare shënjestron trajnerin Silvinjo.

“Për mendimin tim është diçka e gabuar. Edhe vet programi i ndeshjeve është që duhet të luash dy të tilla për 3-4 ditë, duke patur parasysh edhe udhëtimet e largëta jashtë.

Në këtë aspekt, trajneri duhet të jetë i kujdesshëm dhe ta krijojë atë besueshmërinë brenda grupit sepse siç e kemi lavdëruar që ka bërë një punë fantastike me kualifikimin në Europian, në këtë moment ka gjëra që lenë për të dëshiruar.

E lexon nga jashtë çfarë skuadër është. Po e marr thjeshtë. Hysaj ka qenë lojtari më i kritikuar në Europian dhe në këto ndeshje ka luajtur më mirë sesa të tjerët. Pse?

Sepse është jashtë listës së skuadrës së Lacios dhe është 100 % i përqendruar që të japë maksimumin në ekipin kombëtar. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me skuadrën dhe reagimin.

Trajnerin në fakt e shoh pak në vështirësi, në konfuzion, sepse janë ato detajet që bëjnë diferencën. Si me Gjeorgjinë dhe me Çekinë, janë detaje dhe jo një lojë dominuese” tha Tare për Panoramasport.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit