-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bedri Islami: Loja politike me emigrantët

Kryesoret

Emigrantët që do të detyrohen të jenë në qendrën e pritjes në Gjadër, afër Lezhës dhe në Shëngjin, do të kenë mbi kokë  vetëm një copë qiell, disa metra katrorë liri lëvizje, mure të larta, policë italianë brenda kampit, kolegë të tyre shqiptarë jashtë kampit dhe gjithë ajo çfarë kanë ëndërruar do të jetë në disa metra katror qiell, diellin e paktë, që ndalohet nga muret e lartë, rutinën e përditshme, bukë e ujë, thirrjet për qetësi dhe, si ndodh në çdo kufizim lirie, do të ketë grindjet, sharjet, përplasjet, përleshjet mes tyre. Kur mungon më themeltare, liria e lëvizjes, njeriu humbet disa nga virtytet e tij dhe çdo gjë mund të ndodhë.

Por kjo nuk e shqetëson kryeministrin Rama. “ Ajo që ndodh brenda kampeve nuk na shqetëson”, deklaron i qetë shefi i qeverisë shqiptare, sikur toka ku do të lëvizin dhe qielli që është mbi to , sipas mendësisë së tij, nuk janë toka shqiptare.

Aty, brenda ngushtësisë së kampeve, njerëzit mund të vriten, por kjo nuk është shqetësim për qeverinë shqiptare. Mund të përleshen me njëri tjetrin, por kjo nuk e shqetëson Edi Ramën, as si shefi i qeverisë dhe as si njeri. Larg qoftë, edhe mund të vriten, sepse vuajtja nganjëherë do të jetë mizore.

Po sikur, ashtu si edhe vërtet ka ndodhur , në eksodet  e para të vitit 1991, këto të ngujuar brenda kampeve me tela, të lënë në mëshirën e fatit të tyre, që e kërkuan tjetër kund, të ishin bashkëatdhetarët tanë? Disa pak dekada më parë, edhe shqiptarët, pikërisht në shtetin fqinj, mizorisht  mbylleshin në stadiume, me mijëra të ngujuar , në vendin e shpresës qp po u sillte antishpresën,  u hidhej ujët e pijshëm nga lart dhe sulmonin për një drekë të varfër.

Nuk ka qenë e lehtë për shqiptarët e viteve të para. Asnjë borxh shqiptarët nuk ia kanë Italisë, që të bëhen pjesë e krijimit të kampeve të tillë, ku do të mungojë shumëçka dhe ku përplasjet dhe jeta njerëzore do të ketë pak vlerë.  Nëse ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave nuk ka të bëjë aspak me qeverinë shqiptare, si thotë i pari i saj, po jetët njerëzore në truallin tonë a kanë të bëjnë? Po vuajtjet e shumëfishuara? Po vetë emëri i Shqipërisë? Askush nuk mund të lajë duart si romaku i vjetër , Pons Pilati, kur fatet njerëzore do të jenë, edhe më tej, të mbyllura, të ronitura, të djegura dhe jetët e tyre pa të ardhme.

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri nuk shqetësojnë qeverinë tonë, deklaron kryeministri. Ai do të ishte ndjerë i shqetësuar vetëm nëse përfshihemi nga Italia dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar.

Është pastrim i prapshtë i ndërgjegjes shtetërore, por që nuk e shpëton ndërgjegjen njerëzore.

Në një copë Shqipërie do të zbatohet legjilslacioni italian. Kamerat do të jenë përgjatë tërë perimetrit, paisjet e sigurisë do të jenë aty, policët dhe forcat e veçanta do të garantojnë rendin: po jetët njerëzore, krisjet mendore, të natyrshme pas vuajtjeve të shumta që këto njerëz kanë kaluar, kush do i garantoojë? Meloni është larg dhe ka hallete  qeverisjes së saj. Shteti shqiptar është i qetë ,sepse e ka lëshuar tokën , si të lëshojë një arë me qira.

Po nëse do të ketë revolta aty brenda, gjë që ka ndodhur edhe me shqiptarët në Itali, emigrantët e mbyllur brenda mureve? Po kjo , a shqetëson njeri apo , si edhe më heret, ajo do të jetë një pjesë e vendit tonë, ku ligjet tona nuk do të jenë të aplikueshme, ku gjendja do të jetë e tjetërkujt dhe ne, shteti ynë, qeveria jonë, për disa çaste do të marrë duartrokitjet e një pjese të qeverisë italiane.

Për kaq e gjë u bë e gjithë kjo?

Meloni është zonja kryeministre e radhës në shtetin fqinj, që shquhet për ndërrime të shpeshta kryeministrash, emrat e shumë prej të cilëve nuk i mbajnë mend as vetë italianët. Edhe ajo, një ditë do të kalojë, megjithëse sa të jetë në këtë poist, mbarësi le të ketë.

Por loja politike me emigrantët, që do të rrethohen , thuaj si një grup të internuarish pa asnjë vendim gjyqësor, me siguri do të jetë e lidhur me emërin e vendit tonë.

Shumë e shumë vite më vonë, ndoshta askush nuk do të dijë se cili ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, por të gjithë do e mbajnë mend se si , një ditë, në bazë të një marrëveshje të menduar buzë detit, Shqipëria ngriti kampet e emigrantëve në dobi të politikës së  ditës të një shteti tjetër.

Ashtu si askush  nuk guxon të harrojë se një ditë të hidhur për vendin tonë, një luftanije italiane, qëllimisht u përplas me fatkeqët shqiptarë që kërkonin një jetë më të mirë, dhe të mbyturit ende akuzojnë.

Mos e dhëntë zoti të na akuzojnë për çastet politike të shefit tonë të qeverisë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit