Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar me entuziazëm pas hapjes së kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në një deklaratë, ata shprehën urimet për popullin shqiptar, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme.
Reagimi:
Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët për këtë hap të madh përpara!
Sot hapëm negociatat për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë.
E ardhmja e Shqipërisë në BE është reale.
I gatshëm me ekipin tim të Delegacionit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE.