Në Marikaj të Vorës ku u plagos një person me armë zjarri janë zbuluar detaje të reja.
Sherri ka nisur në një servis makinash, ku 25-vjeçari Xhuliano Shkurti ka shkuar atje dhe ka goditur me sende të forta vëllezërit Mara, që kishin në pronësi servissin e makinave.
Më pas njëri nga vëllezërit e ka plagosur me pistoletë 25-vjeçarin , i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.