-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin/ Zhupa: Jashtë logjikës juridike formale dhe substaciale

Kryesoret

Deputetja demokrate Ina Zhupa me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për kërkesën e Ervin Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg.

Zhupa shprehet se burgu politik nga narkoqeveria është medalje për një politikan luftarak dhe të përkushtuar për interesin publik si Ervin Salianji.

“Por burgu politik i tij është edhe radiografia e plotë e një sistemi drejtësie të kapur, të kontrolluar nga qeveria që jep vendime jashtë çdo llogjike juridike formale dhe substaciale. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë e tregoi plotësisht.”shprehu ajo.

Më pas Zhupa shkruan se “Rast unik Ervin Salianji si deputeti i parë që gjykohet në gjykata me juridiksion të përgjithshëm, si shqiptari i parë në 34 vite që dënohet me burg për kallëzim të rremë, si i vetmi që ka akuzë kallëzim të rremë pa bërë kurrë kallëzim, si politikani që gjykohet në bazë të denoncimit publik që coi një të kërkuar nga drejtësia italiane në burg.Me mikun, kolegun dhe demokratin Ervin Salianji, në betejën e tij për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e demokracisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit