-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhandarmëria serbe në Merdarë, Sveçla: Provokimet do të dështojnë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se provokimet serbe do të dështojnë. Ai teksa e ka quajtur shkelje të marrëveshjes shkeljen e vijës ndarëse kufitare në Merdarë nga xhandarmëria serbe, tha se për këtë tashmë kanë njoftuar partnerët.

“Bëjnë shkelje të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare. Nuk është hera e parë që ata bëjnë shkelje të kësaj marrëveshje, por shpresojmë të jetë e fundit.

Ne patjetër që jemi të gatshëm me u ballafaqua me çdo shkelje të tyre dhe në të njëjtën kohë edhe t’i prezantojmë ato tek partnerët tanë si dëshmi shtesë se si Serbia nuk është e gatshme për të bashkëpunuar pavarësisht marrëveshjet të cilat ajo i ka nënshkruar.

Është e qartë se Kosova është e kërcënuar nga aspiratat hegjemoniste të Serbisë gjithë aparati i tyre shtetëror punon për të përmbushur qëllimet e tyre të cilat ko vetëm që janë të papranueshme për ne por edhe kriminale në realitetin tonë.

Institucionet e Kosovës po forcohen çdo ditë që këto qëllime të Serbisë të zmbrapsen në çdo moment tash edhe në të ardhmen. Jam i bindur që këto provokime do të dështojnë patjetër vështirësojnë jetën e qytetarëve tanë posaçërisht të komunitetit serb, por ne jemi të aftë që të ballafaqohemi me çfarëdo sfide nga brenda apo jashtë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit