Mëngjesin e sotëm, në bulavardin “Ismail Qemali” në Vlorë, një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësore 56-vjeçare, e cila ka marrë lëndime.
Ajo është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit është nën hetim.