Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Prej tre ditësh 50-vjeçari nuk kishte komunikuar me vëllain dhe nipin e tij, të cilët kanë bërë një denoncim në polici për humbjen e tij.
Policia ka kontrolluar në banesë dhe e ka gjetur 50-vjeçarin të pajetë. Nga kontrolli paraprak ai nuk kishte shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një infarkti.
Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.