Mëngjesin e sotëm në kampin e Gjadrit në Shëngjin kanë mbërritur 16 emigrantë. Pas kontrolleve dy të rinj u kthyen drejt Italisë, pasi ishin të mitur.
Ndërsa dy të tjerë janë kthyer në Itali për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre.
Pasi emigrantët kanë arritur në kamp ata i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe u janë ofruar veshje dhe ushqime.
Sipas marrëveshjes së shteteve në kampet në Shqipëri do të mbahen vetëm emigrantët meshkuj, ndërsa gratë dhe minorenët do të procedohen në qendrat e refugjatëve në Itali.