-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq godet Italinë, mbyllen shkollat dhe bllokohen rrugët

Kryesoret

Moti i keq ka goditur rajonet e Ligurias dhe Emilia Romagna në Itali.

Midis Loano dhe Pietra Ligure, trafiku në linjën hekurudhore Genoa-Ventimiglia u ndërpre nga ora 14:00 për shkak të rrezikut të përmbytjes së përroit Nimbalto. Autostrada A10 drejt Genovas u mbyll gjithashtu midis Varazze dhe Arenzano. Ndërsa dy fluturime pasdite në aeoroportin e Colombo u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Në rajonin e Ligurias zona më e goditur rëndë është Savona, por moti i keq pritet që të shtrihet në të gjithë gadishullin Apenin në orët dhe ditët në vijim ndërsa Venecia rrezikohet nga prurjet e larta të ujit.

Sakaq autoritetet kanë marrë masat duke paralajmëruar se shkollat do të mbyllen nesër në Genova, La Spezia dhe provincën e saj, si dhe në Savona dhe provincat e saj, pasi është aktivizuar alarmi portokalli i motit.

Sipas ekspertëve meteorologë, stuhitë do të forcohen në male për shkak të efektit orografik, veçanërisht në Genova dhe Savona, duke projektuar mbi 150 milimetra shi në 24 orë në këto zona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit