Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste në të cilat janë gjetur mjete të dyshuara shpërthyese.
Në Kamenicë, një grua njoftoi policinë se kishte zbuluar një mjet të dyshuar në oborrin e shtëpisë së saj. Njësia e deminimit e ka shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar, pa ndodhur ndonjë incident. Po ashtu, në Suharekë, një burrë gjeti një mjet shpërthyes gjatë punës në arë dhe njoftoi policinë.
Njësiti për deminim i FSK-së e largoi mjetin pa probleme. Hetimet për të dy rastet po vazhdojnë.