Një aksident tragjik ka ndodhur në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, ku shoferi Gazmir Tufa, 49 vjeç, ka aksidentuar për vdekje shtetasin A. H., 47 vjeç.
Pas ngjarjes, Tufa është larguar nga vendi i aksidentit, por është arrestuar më vonë nga policia.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në Krujë kanë konfirmuar arrestimin e tij, dhe ai është izoluar në paraburgim në pritje të veprimeve të Prokurorisë dhe masës së sigurisë nga Gjykata.