-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi: Landfilli i Bushatit është kthyer në një bombë ekologjike

Kryesoret

Nënkryetari i Partia Demokratike, Luçiano Boçi, ka ngritur alarmin për një situatë të rëndë mjedisore në landfillin e Bushatit, duke e cilësuar atë si pasojë të korrupsionit dhe keqmenaxhimit nga autoritetet vendore.

“Zjarret vazhdojnë, megjithëse koha ka qenë me shi, shiu nuk ka ndikuar pothuajse fare. Jemi para një katastrofe mjedisore me pasoja katastrofike edhe për shëndetin e njerëzve, edhe për mjedisin. Dhe e gjitha kjo nuk është rastësi, nuk është prej temperaturave të larta, nuk është rastësi zjarrvënie e ndodhur padijeni, është pasojë e korrupsionit, e keqmenaxhimit të Bashkisë së Vaut të Dejës. E them këtë sepse ka një strukturë e cila ka të gjithë përgjegjësinë për menaxhimin e kësaj, që nis me administratorin, që nis me Këshillin Mbikëqyrës, që nis edhe vazhdon edhe me pjesën e SH.A.-së që e ka për detyrë dhe që ka në krye kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, i cili përcakton të gjithë zinxhirin përgjegjës që merret me menaxhimin e landfillit të Bushatit. Sigurisht, ka lidhje me operatorët, por keqmenaxhimi që vjen nga këto struktura që varen nga Bashkia e Vaut të Dejës ka sjellë këtë situatë katastrofike dhe që në të vërtetë është një bombë ekologjike për zonën. Por, sikurse është bombë ekologjike, është një minierë ari, përfitimet e atyre që e kanë keqmenaxhuar dhe keqmenaxhojnë për qëllime përfitimi. E them këtë sepse, megjithëse kemi këtë situatë, këtë bombë ekologjike, sot banorët e Vaut të Dejës, banorët e Lezhës, banorët e Shkodrës, qarkut Shkodër edhe qarkut Lezhë, së bashku paguajnë tarifë pastrimi dy herë më të lartë”,-tha Boçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit