-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidente dhe kanosje, arrestohen disa persona në Elbasan

Kryesoret

Policia e Elbasanit gjatë orëve të fundit ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale. Një 28-vjeçar me iniciale S.H., banues në Cërrik u arrestua pasi ditën e djeshme në gjendje të dehur është përplasur me 27-vjeçarin V.M., si pasojë të dy janë lënduar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa u arrestua 35-vjeçari me iniciale A.Z., banues në fshatin Pishaj për motive të dobëta ka kanosur dhe goditur me shuplakë xhaxhain e tij.

Gjithashtu italiani D.V., 44 vjeç u arrestua pasi në mobilierinë që administronte, gjatë punës i është dëmtuar punonjësi i tij 40-vjeçari A.H.

32-vjeçari Xh.J., banues në Elbasan u arrestua pasi ka goditur me send të forta një 45-vjeçar dhe gjithashtu një 51-vjeçare banuese në Elbasan u arrestua pasi u kap duke kryer ndërtime pa leje në lokalin e saj.

Ndërsa E. K., 34 vjeç, me profesion mësues, e ka kanosur shtetasin I. K., sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit