-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi reagon sërish: Gënjeshtrat i sajojnë aq trashë, sa edhe vetë propaganda e qeverisë

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka reaguar sërish pasi policia mohoi që efektivi kishte në Kuvend.

Bardhi shprehet se policia e Ramës degradon në mashtrime.

Ai thotë që propaganda dhe dezinformimi nuk e mbulojnë dot të vërtetën.

“Është e njëjta Polici që tha sot se polici i Forcave Speciale nuk kishte armë brenda Kuvendit, ajo që më parë na ka thënë:
👉 Që i ndjeri Klodian Rasha ishte i armatosur prandaj e vrau Policia e Shtetit – GËNJESHTËR,
👉 Që i ndjeri Egli Proga vdiq se ishte i dehur dhe u rrëzua – GËNJESHTËR,
👉 Që në Shqipëri ka zero sipërfaqe të mbjella me kanabis – GËNJESHTËR, apo
👉 Që në protestën e 7 Tetorit nuk kishte asnjë protestues të lënduar dhe që ndodhej në spital – GËNJESHTËR, e plot e plot të tjera.
Gënjeshtrat i sajojnë aq trashë, sa edhe vetë propaganda e Qeverisë që Shqipëria është vend në lulëzim e sipër, ndërkohë që jemi të parët në Europë për numrin e qytetarëve në varfëri ekstreme.
Propaganda dhe dezinformimi nuk e mbulojnë dot të VËRTETËN! Sot shteti personal i Edi Ramës degradoi në mashtrim, për shkak se doli zbuluar ashtu siç është -shtet arbitrar policor!”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit