Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim ka reaguar për dhunën dhe tensionet që ndodhën sot në Parlament.
Berisha e nis me një përshëndetje të përzemërt për deputetin Dash Sula dhe të gjithë deputetët e opozitës të cilët me qëndrimin e tyre u dëshmuan shqiptarëve se çfarë përfaqëson narkoparlamenti i Edi Ramës.
“Ai parlament është thjesht një vegël e verbër e Edi Ramës, i cili për të trysnuar, për të dhunuar deputetët e opozitës, dërgoi aty kriminelë të RENEA-s, të armatosur që u drejtuan tytat e armëve deputetëve, të cilët në misionin e mosbindjes civile po përfaqësonin vullnetin e popullit opozitar. Aktet e sotme të Elisa Spirogjokës, të deputetëve, të mercenarëve me uniformë, gardistëve, të cilët zbatonin urdhrat e Spirogjokës, bastardit të familjes Hoxha në krye të ministrisë së rendit, që sillte i tmerruar për veten e tij, bandën e RENEA-s kundër deputetëve, dëshmoi se parlamenti është në agoni dhe se jetën e ka të shkurtër.”, u shpreh Berisha.