Deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin dhe ditën e nesërme në orën 13:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë mbledhjen për të shqyrtuar zëvendësimin e tij.
Vendin e tij pritet që ta zërë Erjon Meka, kandidat i listës shumemërore të partisë socialiste të Shqipërisë, qarku Durrës.
Çyrbja mori vendimin për të dorëzuar mandatin vetëm pak disa pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, por sipas tij kjo nuk ka lidhje, por ka nevojë që të kujdeset për shëndetin.