-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjerkmarkaj reagon për përplasjet në Kuvend: Ku janë ambasadorët?

Kryesoret

Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka kërkuar një reagim të ndërkombëtarëve, për situatën tepër të tensionuar sot në Kuvend.

Reagimi i Agron Gjekmarkaj

Ku janë ambasadoret?

Sot ndodhi ajo që nuk imagjinohej! U kalua çdo kufi i ligjit i cili mbet si kufomë në oborrin e Kuvendit të Republikës! Policia, forcat e ndërhyrjes së shpejtë u futen si në shtetet që sundohen nga juntat në oborrin e kuvendit duke cenuar integritetin e deputeteve ! Atyre, atij deputetit Luan Baçi një polici e keqpërdorur u tregoi armët! Policia kundër deputeteve është përdorur nga Pinoçeti kundër deputetëve kilianë!

Një garde lepe peqe e Qeverise po ashtu keqtrajtoi deputeten Elda Hoti ! Një rregullore dhune e miratuar dhunshëm ka dënuar opozitën të gjithën që mos të ketë pluralizëm!

Çfarë duhet të ndodhë që ambasadoret të flasin pikërisht për atë që kanë për zemër, ligjin, kushtetutën, demokracinë, tolerancën, liberalizmin, integrimin? Kur do të flasin nesër?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit