Tension, shtyrje dhe përplasje në hyrje të Parlamentit të Shqipërisë. “Kapitulli i parë i anëtarësimit në BE. Ja kjo është fytyra e qeverisë” u shpreh kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Garda ka vendosur një gardh metalik për të bllokuar të futen brenda deputetët që janë përjashtuar. U lejuan të futen vetëm pjesa që nuk është nën masa.
Të tjerat jashtë. Bardhi dhe Noka tentuan të futen me forcë dhe të rrëzojnë gardhin por e pamundur. “Ju jeni legena” – u tha Bardhi gardistëve.
Dash Sula hoqi xhaketën për të tentuar të kalojë por u bllokua.