-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli po heton vrasjen e shefit të Hamasit në Gazë

Kryesoret

Ushtria izraelite tha se po heton nëse Yahya Sinwar, udhëheqësi kryesor i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – është vrarë gjatë një operacioni ushtarak në Gazë.

Përmes një deklarate, ushtria tha më 17 tetor se tre militantë u vranë gjatë operacioneve në Gazë, pa dhënë hollësi të tjera. Ushtria tha identitetet e tre të vrarëve ende nuk janë konfirmuar, por “po shikojmë për mundësinë” që njëri prej tyre të jetë Sinwari.

Sinwari ishte një prej arkitektëve kryesorë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë.

Ai u zgjodh udhëheqës i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyehut në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit