-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë/ Dialogu me Serbinë, çelësi për fondet e BE-së dhe anëtarësimin në NATO

Kryesoret

Kosova ka marrë mesazhe të qarta nga Bashkimi Evropian dhe NATO se përparimi në dialogun me Serbinë është i domosdoshëm për të siguruar fonde dhe partneritet.

BE-ja theksoi se financimet do të vlerësohen në bazë të progresit në dialog, ndërsa ambasadorja amerikane në NATO, Julienne Smith, bëri të ditur se anëtarësimi në Partneritetin për Paqe varet gjithashtu nga rezultatet e negociatave.

“Miqtë tanë në Kosovë gjithashtu na kanë dëgjuar kur e kemi thënë qartë dhe me zë të lartë se ne duam që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është diçka që si aleatët e NATO-s ashtu edhe vendet anëtare të BE-së e mbështesin fuqishëm. Ata e kanë përkushtimin tonë të plotë për të qëndruar të angazhuar në rajon dhe ne do të bëjmë çfarë mundemi për t’i ndihmuar atyre që të sjellin stabilitet më të madh në rajon”, tha ambasadorja amerikane në një konferencë me gazetarë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu shqetësime për situatën në rajon dhe theksoi nevojën për stabilitet. Kosova përballet me sanksione nga BE-ja për shkak të tensioneve në veri, duke vështirësuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

“Situata në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese me kërcënimet për ndarje në Bosnje e Hercegovinë, situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë dhe përparimin e vogël në dialogun e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës“, tha Rutte

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit