Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili kritikoi ndalimin e deputetëve për të hyrë në Kuvend. Spiropali theksoi se Garda e Republikës ka organizuar hyrjen në sallë në mënyrë të dinjitetshme, duke bërë apel për kthim në arsyeshmëri.
Ajo u shpreh: Nëse doni të diskutojmë në një parlament normal, duhet të dënonit dhunën që është ushtruar. Kthehuni arsyes dhe ne do iu kthehemi tavolinave.
Nga ana tjetër, Dule e kritikoi situatën në Kuvend, duke thënë: Nuk kërcënohet parlamentari nga salla parlamentare. Thërrisni konferencën e kryetarëve, nuk jemi si kope bagëtish.”