Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e sotme është shpallur si Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Vendimi u firmos nga Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu.
“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar ajo. Rexhep Qosja vdiq dhe u varros dje.










