Kryeministrja italiane Giorgia Meloni prezantoi ditën e sotme në Bruksel, marrëveshjen që qeveria e saj ka arritur me Tiranën për qendrat e emigrantëve të drejtuara nga italianët në territorin shqiptar.
Takimi jozyrtar për migracionin mes 10 shteteve anëtare u mbajt përpara samitit të BE-së.
Në takim morën pjesë edhe liderët e Austrisë, Qipros, Republikës Çeke, Greqisë, Hungarisë, Maltës, Polonisë dhe Sllovakisë.
Diskutimi i tyre u fokusua në konceptin “vend të tretë të sigurt” përpara zbatimit të rregullave sipas Paktit të ri për Migracionin dhe Azilin dhe në bashkëpunimin përgjatë rrugëve të migracionit me UNHCR-në dhe IOM-in në lidhje me kthimet vullnetare të asistuara, si dhe në ” qendrat e kthimit’.
“Meloni, së bashku me kryeministren daneze, Mette Frederiksen dhe kryeministrin holandez, Dick Schoof, mbajtën një takim jozyrtar këtë mëngjes me disa nga shtetet anëtare që kanë më shumë interes për çështjen e migracionit dhe në veçanti zgjidhje inovative të çështjes”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Kryeministres italiane sipas ANSA.