-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Polici kërcënoi me armë deputetët’! Noka: Mosbindje, regjimi në panik

Kryesoret

Mbyllen mosbindja civile e opozitës për ditën e sotme. Nisi në Parlament, u zhvendos nga jashtë brenda dhe më pas përplasjet me FNSH-në, ku deputeti Luan Baçi pretendon se njëri nga efektivët i drejtoi armën në gjoks. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Sikur e patë, sot regjimi arriti kulmin, duke kërcënuar nën tytën e armës deputetët, nuk kishte ndodhur kurrë që Forcat Speciale të armatosura deri në dhëmbë të futen në ambientet e Gardës dhe të kërcënojnë nën tytën e armëve përfaqësuesit e popullit. Këtu vdes demokracia.

Vetëm juntat fusin në Parlament polici dhe forca të armatosura, institucionet janë të mbrojtura nga Garda, por kur stërnipi i Enver Hoxhës, narko-ministri kërcënon opozitën, pastaj narkobanditët me uniformë janë gati që të bëjnë gjithçka.

Nga rrethimi, tek dhuna ndaj deputeteve, që nga prania e Gardës tregon një panik, narko regjimi është në panik nga mosbindja civile e opozitës. Edhe kërcënimet që hidhen nga Elisa Spirogjoka apo stërnipi i Enver Hoxhës nuk mund të tregojnë asgjë veçse panik. Shqiptarët kërkojnë qeveri teknike” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit