Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në fjalën e tij në tubimin e Sali Berishës u shpreh se ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend ishte panorama më e mirë për ndërkombëtarët që të shohin fytyrën e vërtetë të këtij regjimi.
“Të mos ndalemi si popull, të gjithë bashkë. Rikthimi i Berishës, për popullin shqiptar dhe jo për veten e familjen e tij. S’i jemi lëpirë askujt, edhe pse i kishim mundësitë por e bëjmë për ju e jo të ikim nga Shqipëria. Për një mazhorancë 4 vite janë pak e ndoshta shumë. 12 vite ëshët tmerr, edhe një mandat tjetër për Ramën do të ishte fundi i Shqipërisë.”, u shpreh Sula.
Ai tha se është koha që Rama të ndëshkohet me votë, pasi në të kundërt në Shqipëri do të instalohet përfundimisht diktatura.
“Në Strasburg për të protestuar, për t’u bërë të ditur ndërkombëtarëve se kush është fytyra e vërtetë e regjimit. S’janë informuar si duhet ndërkombëtarët, janë përgatitur të gjitha dosjet nga PD për ta prezantuar në Komisionet e Parlamentit Evropian.”, u shpreh deputeti Sula.