-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet dhe përplasjet, Spiropali reagon: Dhuna fizike dhe djegiet nuk mund ti imponohen dot Kuvendit

Kryesoret

Elisa Spiropali me anë të një postimi në rrjeet sociale ka reaguar në lidhje me tensionet e ndodhura sot tek Kuvendi.

Spiropali shprehet se mosbindja civile është një nga krijimet më të bukura të angazhimit qytetar e politik në historinë e njerëzimit.

“Mosbindja civile e përjashton kategorikisht ngritjen e dorës për të demonstruar forcë dhe synon krijimin e një kontrasti moral paralizues, mes trupave të protestuesve paqësorë dhe korpusit të një padrejtësie shtetërore të perceptuar si të tillë nga shoqëria. Mosbindja civile mishërohet nga individë që i kundërvihen ligjërimit të një padrejtësie, duke marrë përsipër ta thyejnë paqësisht ligjin e padrejtë dhe duke pranuar paqësisht pasojën personale të shkeljes së atij ligji. Mosbindja civile përmes guximit po edhe sakrificës vetjake, i kontribuon arritjes së zgjidhjes me drejtësi, jo përmes dhunës, po përmes masivizimit të ndjeshmërisë popullore që në fund ia del ta imponojë të drejtën e mohuar, si një lloj shah mati për autoritetet.”, shkruan Spiropali.

Më pas ajo shprehet se “forca e dhuna fizike, përplasjet trupore, kërcënimet verbale, djegia e shkatërrimi, apo çfarëdo shprehje e përfshirë së fundmi nga opozitarët tanë në konceptin e “Mosbindjes Civile”, nuk mund t’i imponohen dot kurrë Kuvendit të Shqipërisë si të drejta demokratike të askujt.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit