Presidenti francez Emmanuel Macron me anë të një postimi në platformën X ka reaguar në lidhje me vrasjen e e liderit të Hamasit.
Macron shprehet se Franca kërkon lirimin e pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi.
“Yahya Sinwar ishte personi kryesor përgjegjës për sulmet terroriste dhe aktet barbare të 7 tetorit. Sot mendoj me emocion për viktimat, përfshirë 48 bashkatdhetarë tanë dhe të dashurit e tyre. Franca kërkon lirimin e të gjithë pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi”, shkruan Macron.