Ditën e sotme një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Akaia të Greqisë.
Shqiptari po lëvizte me makinën e tij në drejtim të Dafni Kalavryton dhe në lartësinë e Hovolit është ndaluar për të mbledhur dardhë. Pasi është ngjitur në dardhë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë, si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka arritur policia dhe ambulanca por shqiptari kishte ndërruar jetë.