Policia e Fierit ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar një tjetër pasi kanë goditur me thikë dy të mitur.
21-vjeçari K.A., dhe 18-vjeçari E.M u arrestuan dhe 17-vjeçari u procedua penalisht. Këta të tre për motive të dobëta kanë goditur me thikë dy të mitur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme