Në luftën kundër Hamasit në Gaza, vrasja e Yahya Sinwar është padyshim fitorja më e madhe e Izraelit deri më tani.
“Eleminimi i Sinwar-it krijon mundësi për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe një ndryshim të mundshëm që mund të sjellë një realitet të ri në Gaza pa Hamasin dhe pa kontrollin iranian”, tha ministri i Jashtëm izraelit Katz.
Nga ana tjetër, kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu komplimentoi ushtarët dhe e bëri të qartë se sado e madhe mund të jetë fitorja e tyre me vrasjen e liderit të Hamasit, nuk është fundi i luftës. Ai tha se pengjet e mbetur nuk janë të lirë dhe se Hamasi po lufton dhe po përpiqet të vrasë trupat izraelite.
Aksioni për vrasjen e Sinwarit nuk ishte i parapërgatitur. Sipas një deklarate të ushtrisë, ai u vra në Rafah të Gazës Jugore gjatë kohës kur një tank i ushtrisë izraelite hapi zjarr pasi tre terroristë të dyshuar po vraponin nga një ndërtesë në tjetrën.