Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një deklarate ka komentuar për përplasjet që ndodhën ditën e djeshme në Parlament.
Meta shprehet se kërcënimi me armë, kanosja me jetë dhe dhuna që ndodhi dje në Kuvend ndaj deputetëve të opozitës është një akt i rëndë kriminal dhe antiligjor.
“Demokracia, pluralizmi politik dhe shteti ligjor mbizotërojnë mbi disiplinën parlamentare ndaj Kryetarja e Kuvendit, dhe ministri i Brendshëm, dje botërisht kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, duke urdhëruar Policinë të futet brenda perimetrit të Kuvendit dhe të konsumojë ato akte kriminale dhe skandaloze që i pamë të gjithë.”, u shpreh Meta.
Më pas ai tha se e vetmja alternativë që mbetet është përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje të këtij regjimi.